Friday, July 15, 2011

ISLAMI - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin

Shkarko Librin 1.03MB
  Tema “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim” është temë aktuale dhe e gjallë, ajo nuk ka lidhje të fortë vetëm me
pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe misionin e mësimet islame, por edhe me realitetin e jetës, aktualitetin e njerëzimit dhe ardhmërinë e tij, si dhe rolin e ummetit islam në ndërtimin e civilizimit dhe orientimin e tij.
Kjo temë është më e denjë për një punë kolektive sesa individuale. Kjo temë, nga vetë natyra e saj, është internacionale njerëzore, shtrihet në disa sfera të gjera e të ndryshme.
Sfera kohore shtrihet prej shekullit të parë islam e deri në shekullin në të cilin jetojmë; sfera hapsinore shtrihet prej një skaji në skajin tjetër të botës; sfera intelektuale shtrihet prej fushës së besimit (akaidit), deri në fushën e moralit dhe sjelljes, dhe prej sferës së shoqërisë dhe jetës familjare, deri në sferën e politikës, sheriatit, jurisprudencës dhe marrëdhënieve të popujve dhe komuniteteve mes vete; dhe prej sferës së formave qytetëruese progresive precize, deri në sferën e arkitekturës, letërsisë, poezisë dhe shijes së lartë.
Çdonjë nga këto sfera është e gjerë dhe përmban shumë kënde të shtrira, për atë nuk mund t'ia japë hakun sa duhet kësaj teme vetëm se një akademi e përbërë prej profesorëve të shquar, ekspertë në fushat e veta të cilat kanë lidhje të ngushtë me këtë temë e cila ndriçohet me kolegjium profesionist në shkencë dhe hulumtim, besnik të ndershëm në gjykimin e gjërave, guximtar në dhënien e mendimit dhe rezultateve
shkencore. Kështu një profesor e merr përsipër aspektin e besimit dhe të mendimit fetar, tjetri aspektin shoqëror, i treti aspektin juridik dhe ligjor, i katërti parimin e lirisë dhe të barazisë, i pesti të drejtat e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri, e kështu me radhë. Ajo është më e përshtatshme për një enciklopedi të veçantë sesa për një libër dhe një punim i cili përgatitet për një kohë të shkurtë dhe me mendime të shkapërderdhura e punë të shumta. Mirëpo, sikur që kanë thënë të parët (më mirë diçka se asgjë) dhe nuk ka më të
përkryer se Fjala e Allahut: “Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë(që i mjafton).”

No comments:

Post a Comment