Tuesday, April 26, 2011

Albanet me fame ne mijevjecare (Elena Kocaqi)

Shkarko Librin  5.28MB


Ky është titulli i librit të autores Elena Kocaqi. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Ajo shqiptarët i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë autorja "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj." "Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."
Në këtë libër, autorja flet për lëvizjet pellago-ilire dhe kontributin e tyre në krijimin e popujve të Evropës. Autorja flet për Mbretërinë trojane, Dinastitë trojano-dardano-albane të Evropës; për dinastinë maqedone; për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e Ptolemenjve në Egjipt; Perandorët dhe strategët ilirë të Romës; Kostandini i Madh; Perandorët ilirë të Bizantit; Kryeministrat shqiptarë të qeverisë osmane si dhe shumë figura të shquara me origjinë shqiptare.
Në realizimin e këtij studimi, autorja është mbështetur në autorët Antikë dhe të Mesjetës. Në mënyrë të veçantë ka studjuar autorët gjermanë, për të cilët thotë se janë më të besuar sepse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popujve pellazgo-ilirë, që lëvizën drejt Evropës, dhe janë dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat autorët grekë nuk kanë dijeni, sepse janë më të vonë se ata.
Krijimin e popujve të Europës autorja e lidh me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se "Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.
Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - thotë autorja - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.
Këta popuj e dinin fare mirë që kishin një prejardhje. Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë" f.53 Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikët dhe thoshte: "Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47
Po kështu autorja e shikon popullsinë franceze si një bashkim të popujve galë (që e morën emrin nga Gali vëllai i Ilirit dhe i Keltit), frankë (që e morën emrin nga Franko trojani 1181-1171 p.k.), të ardhur në këtë territor pas rënies së Trojës, dhe të romakëve. Ata i dhanë kryeqytetit të Francës emrin Paris për të kujtuar, princin Trojan, Parin, të birin e Priamit, që rrëmbeu Helenën e bukur dhe u bë shkas për luftën e Trojës dhe rrënimin e atij qytetërimi. Por që realisht ajo bëri dhe historinë.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav.
Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Europën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata." f.63. "Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, … Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-albano-ilir. Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj." f.19
Një fakt historik, që është përdorur nga autorja, për të provuar origjinën e njëjtë të këtyre popujve, është edhe e dhëna antroplogjike, për racën shqiptare dhe evropiane. Për të përcaktuar etnitë dhe racat, shpesh, antropologjia ka si etalon matës treguesin e kafkës së kokës. Në bazë të madhësisë së kafkës së kokës popullsia ndahet në: Brachycephalas që tregon një kokë tepër e gjerë madje quhet dhe koka e rrumbullakët. Treguesi cephalik është mbi 80. Mezocephalas që është një kafkë koke më e ngushtë se ajo e para. Treguesi cefalik është 75-80. Dolicephalas që është një kokë e gjatë dhe e hollë. Treguesi cephalik është nën 75.
Etnitë brachycephalas, janë më të vjetrat e Evropës. Shqiptarët me një tregues cephalik nga më të lartët në Evropë (me tregues 85-90), shpesh quhen dhe si hiperbrachycephalas. Janë brachycephalas si shqiptarët, gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca Lindore, Belgjika në pjesën më të madhe të saj, popullsia e Karpateve nga dolën Rumunët dhe Hungarezët. Popullsi brachycephalas, ka një pjesë e Irlandës, Skocia, një pjesë e Holandës perëndimore e quajtur Frizia, bregdeti perëndimor i Norvegjisë, një pjesë e madhe e Danimarkës e Islandës dhe Italia Veriore e Qëndrore. Edhe Armenia në Kaukaz ka të njëjtin tregues qefalik. Pjesa bregdetare e Bosnjës dhe malit të Zi. Britanikët dhe pjesa veri-perëndimore e Evropës ka qënë brachycephalik, por në shekujt X-XI ka një dyndje nordike, që janë dolicephal, dhe kjo shkaktoi përzierje.
"Sa të rrosh do të mësosh" thotë populli ynë. Ndërsa filozofi i lashtësisë Sokrati thoshte "unë di një gjë që nuk di asgjë". Kjo më ndodh sa herë që lexoj diçka. Pikërisht nga libri i autores Kocaqi unë u njoha me historinë europiane, të cilën nuk e kemi studjuar në shkollë. Historinë e këtyre vendeve e lidhnim vetëm me pushtimin nga perandoria Romake. Dalja në dritë e këtyre fakteve e lidh historinë e Europës me paraardhësit e shqiptarëve dhe me vetë shqiptarët.
Përforcova dijet mbi popullsinë trojane dhe lëvizjet e saj, që për mua kishin shkuar deri në Itali, dhe tashmë kam dijeni për shtrirjen e tyre të mëtejshme.
Mësova se Tragjedia "Mbreti Lir" e Shekspirit ishte shkruar për mbretin Lir që kishte mbretëruar në Angli në vitet 800 p.k. dhe që unë e dija se Shekpiri fliste për mbretërinë Ilire në Ballkan
Mësova që qytetërimin në Europën Perëndimore nuk e dërgoi Perandoria Romake por ata ishin po kaq të qytetëruar sepse, paralelisht, pasardhësit e trojanëve zhvilluan qytetërimet sitrojane në gjithë Europën.
Madje edhe kryqëzatat europiane nuk do t'i shikoj me syrin e njerëzve barbarë, që kërkonin të shkatërronin Perandorinë e lulëzuar bizantine apo romake, por si lëvizje të popujve që ktheheshin në vendet, që ua kishin rrëmbyer barbarët, në Kostandinopojë dhe Aleksandri.
Popullsia panone e Ilirisë, që u shpërngul sidomos në shekujt III p.k., kur Ballkani u pushtua nga perandoria Romake dhe deri në shekullin VII e.s., që u largua nga dyndjet sllave në Ballkan, dha një kontribut të shquar në krijimin e shteteve të Europës dhe në drejtimin e Perandorisë Romake.
Sikurse realisht do të kuptoj se territoret e Ballkanit u boshatisën nga lëvizjet e këtyre fiseve, drejt perëndimit, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare. Madje këto fise, që lëvizën, ishin pjesa më e qytetëruar e Ilirikut. Dhe mund të ketë ndodhur që në këto rajone të kenë mbetur pjesa e pazhvilluar e popullit që i shpëtoi invadimeve barbare duke u fshehur në male. Dhe prandaj shpesh ndër ne lind pyetja përse këto rajone, ku ne jetojmë sot, nuk u zhvilluan sikurse u zhvilluan rajonet e tjera të Europës.
Kjo njohje e re e historisë do t'i jepte përgjigje edhe pyetjes, që historianët kanë bërë, se përse romakët e quajtën gjithë Ballkanin Ilirik. Pra ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillë ishte.
Po kështu ka historianë që pyesin. Si spjegohet që gjithë ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithë Ballkani. Dhe përgjigjen fare mirë e gjejnë në këto studime. Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u shpërngulën për në Europën perëndimore, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan Europën, për t'u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.
Sikurse nga këto studime mësova se kudo ku ka qytete apo vende që mbajnë emrin alban, janë toponime të mbetura nga popuj që u shpërngulën nga Ballkani, nga Azia dhe Deti i Zi dhe që ishin raca e njëjtë e bardhë dhe jo më kot dhe shqiptarët i quajtën Albanë. Ata e dinin prejardhjen e tyre dhe të shqiptarëve. Sot emri Albani ndodhet në shumë vende, madje dhe vetë kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut quhet Albani. Sikurse fustanellat skoceze dihet që kanë një burim të përbashkët me ato shqiptare. Pasi dhe vetë Skocia dikur e ka patur emrin Albani nga djali i Britit dardanid.
Kurioze jam të di kur e mësuan europianët, që flisnin për paraardhësit e tyre si trojanë, se pikërisht paraardhësit e tyre janë të njëjtë me këta shqiptarë, të cilët Europa i copëtoi dhe i la nën mëshirën e sllavëve. Dhe nëse ata e dinin që shqiptarët ishin si paraardhësit e tyre përse ata i sakrifikuan aq shumë. Apo ata nuk e dinin historinë e tyre.
Dy librat "Albanët me famë në mijëvjeçarë" dhe "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane", që autorja ka nxjerrë, janë me vlera për lexuesin shqiptar, për historinë e shqiptarëve dhe përbëjnë një thesar për bibliotekën e çdo shqiptari. Përshëndetje autores së re. Dhe, ajo që më entuziazmon më shumë është fakti se, nesër, nëpër simpoziumet dhe kongreset që do të zhvillohen, për të nxjerrë në dritë historinë e vërtetë të njerëzimit, të lidhur dhe me kulturën pellazgo-ilire-shqiptare, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga historianë dhe studjues dinjitozë. Suksese autores Kocaqi.
'Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane'
Elena Kocaqi në librin e saj të dytë "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane" përqëndrohet, veç të tjerash, në faktet gjuhësore, për të argumentuar kontributin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve evropiane. Duke ndjekur lëvizjen e popujve në antikitet dhe në mesjetë, asaj i lind e drejta të konkludojë se pikërisht këta popuj, bashkë me kulturën, dërguan në vendet ku u vendosën edhe gjuhën e tyre. Ajo gjen fjalë të shqipes si tek greqishtja dhe latinishtja. "Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha - thotë autorja - shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë." f.14.
Gjuhët e vjetra greke dhe latine autorja e librit i quan gjuhë artificiale të krijuara nga dijetarët për t'i patur si gjuhë të arsimit.
"Kjo gjuhë e stisur, - thotë autorja, u bë edhe gjuha e administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas u mësua nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk mund ta ketë mësuar dot" f.36.
Gjuha e sotme greke thotë autorja nuk e përkthen gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike, si jonishtja, eolishtja dhe dorishtja.
Për të parë ndryshimin e gjuhës së vjetër greke dhe asaj të re, autorja sjell, në librin e saj, gjuhën Homerike dhe bën krahasimet Shqip Greqishtja Homerike Greqishtja sot nëm nëm katara anda ënda andha efkaristis arë arura horafi bashkë vask porevume deti theti thalasa dhe dheu dhor, dha ji dru dris ksilo edhe dhe idhe qe Po jap vetëm pak fjalë, pasi në libër ka një listë të tërë, për të kuptuar se realisht në përmbajtje gjuha Homerike afron me gjuhën shqipe dhe jo me greqishten e sotme. Po çfarë i bashkon gjuhën Homerike me atë greke të sotme? Mendimi im është se i bashkojnë vetëm gërmat, që sot quhen greke, por që në kohën kur u krijuan përbënin alfabetin e kohës, që sot quhet grek, që u përpunua për të shkruar gjuhën e kohës, që nuk ka qenë greke por pellazge, ose shqipja arkaike. Me këtë alfabet fiset egjiptiane që zbritën në tokat pellazge shkruan më pas gjuhën e tyre, që sot quhet gjuha greke. Është për këtë arsye se përse Faik Konica ngulte këmbë që gjuha shqipe të shkruhej edhe me germat e alfabetit grek sepse, thoshte ai, nuk ka përse grekët të përvetësojnë këtë alfabet që është krijuar për të shkruar gjuhën me të cilën ka folur Pirro i Epirit.
Po përse ky alfabet është i tillë nga kush është shkruar, a ka ngjashmëri me alfabetin e Thotit që shkruhej në formë hieroglifesh. Kur thuhet që Aleksandri i madh drejtoi shkrimin e veprave të Homerit në Egjipt, a mund të thuhet se ky alfabet, që sot njihet si grek, është shkruar në Egjipt? a mund të themi se edhe Egjipti i kohës shkruante me këtë alfabet? Atëherë përse ky quhet grek? A ishte popullsia e Egjiptit greke? Kur u quajt ai si alfabet grek. Këto janë pyetje që më lindin mua nga libri i autores. Sepse autorja thotë që kjo gjuhë ishte artificiale dhe ishte gjuhë e administratës dhe më pas e mësoi edhe populli por jo populli i fshatit. Pra a mund ta quajmë këtë si një gjuhë të huaj për këtë popull, që autorja e quan pellazg, apo si një gjuhë letrare e shkruar, që gjithsesi ka vështirësi për popullin e thjeshtë, apo dhe vetë fshatin, sikurse mund të ketë sot gjuha letrare shqipe për gegët p.sh., por që është shqip dhe jo gjuhë e huaj. Nëse do të pranojmë që kjo gjuhë artificiale nuk ishte e huaj ajo ishte shqipja e kohës, pasi populli rezulton që ishte i tëri pellazg. Gjithsesi mua më lind mendimi se alfabeti grek (apo pellazg) që është disi si hieroglife ka një lidhje me alfabetin e Thotit, të popullsisë së bardhë që jetonte në Egjipt. Po e jap të plotë përshkrimin që i bën autorja këtij problemi.
"Zhyzepe Katapano një filolog i shquar italian, në librin e tij "Tot parlava Albanese", jep disa të dhëna shumë të rëndësishme për zonën e Afrikës së Veriut. Ai ashtu si dhe të dhënat e shkrimeve të mësipërme tregon se dinastitë e vjetra të Egjiptit, ishin me origjinë nga raca pellazgo-ilire.
Katapano, thotë se shqipja është folur rreth 1200 vjet më parë. Thoti, perëndia egjiptiane e zbulimit të Heroglifeve, mësimit, shkathtësisë, matës i kohës dhe zbulues i numrave, përshkruhej si një qënie me trup njeriu dhe kokë shqipeje. Katapano, thotë se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi bazën e gjuhës shqipe të cilën ai e fliste, nga i cili u formuan më pas të gjitha alfabetet e botës. Emri thot sipas tij, është shqip dhe tregon po të njëjtin kuptim që ka fjala thot, pra që tregon dhe mëson që ishte edhe virtyti kryesor i Thotit. Atlantidën, ai e përkthen me fjalën shqip At-lasht, pasi ata ishin banorët e parë dhe të lashtë të atij vendi. Në shkrimet e vjetra egjiptiane, ajo njihej me emrin shqip Borea, pra e bardhë. Po paraqesim disa nga gërmat e alfabetit të lashtë të Thotit që ka nxjerrë Katapano. A është shkronja e parë dhe aty ka një shqipe me një fjalë Ain. Kjo tregon vet Thotin ai, pra i pari pasi ndryshe ai quhej edhe shqiponjë. B jepet me një heroglif ku paraqet një këmbë dhe fjalën brof, pra brofa u ngrita në këmbë. D u shoqërua me punë dore që e mbante në dorë pra nga fjala dorë. G paraqiste me një gardh pra pengesë, ndalesë. F quajti nepërkën që edhe sot në gegërisht quhet fjerë. H jepet një heroglif që paraqet gërshet dhe kjo nga fjala hjet që përdorin dhe sot arbëreshët për gërshetin. K paraqet me simbolin e kovës dhe u quajt Kuf nga fjala kov e shqipes. Gj quajti një heroglif që paraqeste gjirin N e paraqet me ujin nga n'uj si thuhet në gegrisht. U quajti hieroglifen me një figurë si të njeriut dhe që u quajt unë. P quajti një copë dheu si tull nga fjala plis. Q quajti një copë baltë që në shqip është qull para pa form. S përdori dy hiroglife që i quajti stol stoli që edhe sot në shqip përdoren si stoli për t'u ulur. Z paraqitet nga një zvarranik dhe që ai e quajti zvarranik. Sh quajti një heroglife që paraqiste liqen pra ujin e shiut. Kjo shkronjë në hebraisht dhe arabisht quhet shin. Ai dhe fjalën me të cilën quhen hebrenjët e përkthen me shqipen Jehve nga je-veç. Zotin amon ai e lidh me fjalën shqip am pra nëna. Po të krahasosh me Etruskishten atje perëndia primare quhej UN si në shqip, unë që tregon vetën e parë njëjës, një person. Mendoj se fjala am-un, do të thotë am-un pra zoti ndryshe. Dhe vet në bibël Zoti kur flet për veten thotë se Unë jam ai që jam. Kjo fjalë amon amin përdoret edhe sot pasi lutesh dhe e ka prejardhjen nga amoni i Egjiptit.
Perëndia osiris cilësinë e saj personale, kishte faktin se shikonte çdo gjë të njeriut. Ajo ka për bazë fjalën si apo sy që tregon organin që shikon. pra o-siris, është-siri apo syri. Ra e egjiptit është diell, nga raza apo reze që tregon rrezet e diellit. Faraonë është quajtur mbreti në Egjipt, që shumë studiues e shpjegojnë nga shqipja me fjalët fara-on apo jon. Pra të dhënat tregojnë se ka pasur një prezencë të popullsisë pellazgo-ilire në territoret e Afrikës së Veriut, e cila ka pasur pushtetin atje. Kjo nuk është për t'u çuditur pasi fiset e vjetra shqiptare ashtu si dhe shqiptarët në kohën e sotme e kanë pasur për shekuj nën sundimin e tyre Egjiptin." f.79-81.
A e ka alfabeti grek prejardhjen nga Thoti? A ishte kjo gjuhë që shkruhej dhe në Egjipt? Nëse gjuha që shkruhej në Egjipt ishte si ajo greke, në Egjipt ishte një popullsi jogreke por e racës pellazge. Përse u shkruan veprat e Homerit në Aleksandri dhe jo në Athinë, madje dhe Dhiata e re u shkrua në Aleksandri me këtë alfabet grek. Meqë u shkruan në Egjipt pse nuk u shkruan me gjuhën e vendit? Atëherë përse ky u quajt alfabet grek? Kur u përdor ky term? A duhet të mendojmë se historia e kohëve moderne ka shkruar historinë e antikitetit? Atëherë, kur u krijua shteti grek 1821, filloi të shkruhej historia e lashtësisë dhe çdo gjë u quajt greke dhe paragreke sikurse dhe alfabeti grek. Sepse realisht ka një fakt domethënës që gjuha e sotme greke vetëm gërmat ka të ngjashme me atë të lashtën dhe as që e spjegon dot atë. "Le të përkthejë - thotë autorja - ndonjë studies gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu siç është realisht
Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë surprize mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë t'i trajtojnë dialektet antike pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë." f.36
F.R. Adrados thotë se "Jonishtja që Herodoti përhapi në të gjithë botën Greke nuk ishte gjuhë greke dhe as dialekti i greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur edhe jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k. nuk flitej greqisht në Athinë".
Autorja vë në dukje se që nga shekulli VI deri në shekullin XI-XII, për Greqinë, ashtu dhe për të gjithë Ballkanin, nuk dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII ai territor, kur del nga kronikat historike, nuk flet greqisht, por deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip. Kur flitet në mesjetë dhe në kohët tona shqip, si është e mundur që është folur greqisht në antikitet, thotë autorja. Kjo tregon qartë se ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë pellazgë thotë autorja. Nëse ka patur realisht grekë në antikitet ku shkuan ata? Evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin shkuar grekët dhe ngritën teorira se ata janë asimiluar nga sllavët apo dhe kanë ikur. Për këtë arësye për të përjetësuar kulturën e Greqisë së Lashtë, Anglia ndihmoi në krijimin e shtetit grek, pas revolucionit grek, që realisht edhe atë e bënë shqiptarët. Dhe kështu ata ndihmuan popullin e gabuar për të trashëguar këtë kulturë dhe këtë emër. Fiset e ardhura nga Egjipti, që mbetën të tilla të papërziera me fiset e bardha shqiptare, pasi shqiptarët janë konservatorë në racën e tyre, mbetën të tillë edhe në Greqi dhe sot ato kanë të drejtë të trashëgojnë kulturën e racës së bardhë pellazgo-ilire, duke ua mohuar këtë të drejtë atyre që realisht u takonte, popullit shqiptar.
Në qoftë se jugun e Shqipërisë, autorja e quan popullsi pellazge, veriun ajo e quan popullsi Ilire. Ndonëse në antikitet ato janë përzier ndërmjet tyre. Fakt domethënës është lëvizja e popullsisë pas luftës së Trojës. Këtë e dëshmon edhe Herodoti kur thotë për popullsinë e Atikës, me prejardhje pellazge, që harroi të folurën e saj duke u kthyer në helene, që edhe ata ishin pellazgë. Autorja gjen kontradiktë në trajtimin që i bën Herodoti, duke i quajtur të dy popullsitë pellazge, dhe Atikasit që harruan gjuhën e tyre dhe morën atë Helene. Unë do të kisha tjetër mendim. Herodoti nuk është kontradiktor. Ai vetëm përdor termin e gabuar. Në vend që të thoshte ndërruan gjuhën, duhet të thoshte ndërruan dialektin. Pasi realisht kur flitet për helenët dhe atikasit bëhet fjalë për fise të të njëjtit etnicitet, por që flisnin dialekte të ndryshme. Nga historia kemi mësuar se helenët janë populli dardan i ardhur në Epir, që e morën emrin nga Heleni djali i Priamit, prijësit të Trojës, që u suall rrob në Epir nga Pirro (djali i Akilit) së bashku me Andromakën (të venë e Hektorit, heroit trojan). Pas vdekjes së Pirros ata trashëguan fronin dhe gjithë Epirin, i cili u sundua nga pasardhësit e tyre. Pra ata nuk ishin grek, por pellazg dhe që flisnin dialektin geg. Duke trajtuar historinë sipas variantit të trajtuar nga grekët, që i quajnë helenët grekë, duket sikur Herodoti është kontradiktor kur i quan ata pellazgë. Pra realisht helenët e antikitetit nuk ishin grekët e sotëm, ato ishin pjesë e popullsisë pellazgo-ilire të kohës, që flisnin dialekt të ndryshëm të së njëjtës gjuhë. Ata u shkrinë me popullsinë vendase të Epirit, dhe ishin ndër fiset që u shquan në histori, pasardhësit e tyre morën emrin molos nga djali i tyre, Molosi, dhe që jetonin në trojet e arvanitasve të sotëm.
Po këta dardanë u shpërngulën në Lat. Atje ata bashkë me qytetërimin çuan edhe gjuhën e tyre. Çfarë lidhje shikon autorja midis latinishten dhe shqipes? "Një nga faktet më të forta që latinët kanë trashëguar nga ilirët, është gjuha. Gjuha e tyre ka ngjashmëri të madhe me shqipen. Shumë fjalë të saj përdoren edhe në shqip, por ajo që është me interesantja, është fakti se shqipja shpjegon kuptimin e mijra fjalëve të latinishtes që flitet sot." f.105 "Prania e latinishtes në shqip është paraqitur nga gjuhëtarët si një huazim që ka bërë shqipja. Kjo nuk është e vërtetë, shqipja mund të ketë huazuar, por siç do e shohim më poshtë shumë fjalë, kuptimin e kanë në shqip. Kjo tregon se nuk është se latinishtja ka huazuar nga shqipja por se latinishtja ka pasur bazë shqipen. Këto fjalë janë në latinisht nga substrakti ilir dhe shqipja ka çelësin e kuptimit pasi është gjuhë që është më afër ilirishtes, se ajo arriti ta ruajë atë dhe së bashku me të edhe kuptimin e vërtetë të gjuhës që flasin popujt me rrënjë ilire." f.105-106
Po sjell disa fjalë që autorja ka sjellë në librin e saj. Shkruhet Lexohet Përkthehet aletta a-leto penda Quhet e let pasi dhe një nga vetitë e pendës është fakti se ajo është e let apo lehtë dhe këtë emërtim për të treguar po këtë kuptim sot e ka shqipja, por jo italishtja apo gjuhët e tjera. allargare a-largare zgjeruar dhe larguar Fjala larg në kuptimin e saj ndodhet në shqip po me fjalën larg që tregon largësinë si në spanjisht. Nga ana tjetër ajo ka edhe kuptimin e gjërë dhe sërish ky kuptim jepet qartë nga fjala larg, pra që është i gjërë apo i madh. allentare a-lentare e liruar Kjo fjalë shpjegohet me shqipen a-len, pra është lën është liruar, i cili është edhe kuptimi i fjalës. Diçka lirohet duke e lën pra të lirë të iki. Madje fjala merr edhe formën e shqipes e lënë në kohën e shkuar e cila përdoret për dikë që është dhe në këtë formë ndodhet aktualisht në shqip. amico amiko mik amico amiko mik
Fjala mik sigurisht që është në shqip dhe përdoret kështu në të gjitha dialektet. Kjo fjalë kaq e rëndësishme për shqiptarin, ku mikpritjen e ka pasur dhe e ka një nga traditat më të mira, nuk mund të jetë e huazuar. Mund të huazohet një fjalë, për të cilën nuk ka një përkthim, por jo gjithçka. Sot edhe mund të huazohet se ka media, por në atë kohë në mes malesh të izoluar ku kanë jetuar pjesa më e madhe e shqip-folësve nuk mund të kenë patur mundësi për të huazuar. angustia angustia ngushtësia Rrjedh nga fjala shqip ngusht që është rrënja dhe kuptimi i kësaj fjale. Shqipja sot e ruan fjalën ngusht në gjuhën e përditshme për të treguar ngushtësinë fizike, por edhe atë shpirtërore. apparente a-parente i dukshëm Një fjalë që shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, që në kohën e shkuar bën parë. Pra dhe kuptimi i dukjes është ndryshe pamja apo ajo që kamë parë. Folja shikoj që në të shkuarën bën, parë, nuk ndodhet në asnjë gjuhë sot përveç shqipes pasi latnishtja nuk ka folje parë dhe që të tregojë pamjen apo dukjen. Këtu tregohet qartë që ajo ka pasur bazë shqipen dhe ka marrë një nga foljet që shqipja e përdor sot dhe që është në kohën e shkuar për të treguar dukjen
Këtë metodë analizuese ka përdorur autorja. Fjalët e thjeshta kam, jam, kap etj., i gjen të përdorura në fjalët e bashkuara apo të prejardhura. Madje shumë fjalë të latinishtes autorja i gjen si fjalë që kanë ruajtur më mirë kuptimin e tyre dhe se vetë shqipja e sotme. P.sh. tek fjala confesso - rrëfehet, autorja gjen fjalët shqip kan (kon në gegërisht) fe. Fjala fe në këtë rast tregon besimin. Sigurisht, që tek ai që rrëfehet ke besim apo fe se ndryshe nuk mund t'ia tregosh sekretet e tua pasi ato i merr vesh bota, nëse personit nuk i ke fe. Pra i rrëfehesh dikujt se kam fe tek ai dhe ka dalë fjala kan-fe.
Një mori fjalësh autorja i zbërthen në këtë mënyrë duke treguar realisht se gjuha latine është gjuha letrare e kohës që kuptohej fare mirë edhe nga ilirët, që e kishin gjuhën që shkruanin dhe lexonin. Prandaj ne fare mirë mund të themi se shqipja në atë kohë shkruhej me gjuhën latine. Natyrshëm që edhe shqipja pati zhvillimin dhe ndryshimet e saj që sot janë të materializuara në gjuhën letrare shqipe dhe që shkruhen me alfabetin latin të vendosur sipas Kongresit të Manastirit.
Ajo që konkludohet në këtë libër është se gjuha shqipe është mëma e gjuhëve latine. Unë do të shtoja se shqipja e sotme është mëma dhe deridiku dhe simotra e tyre, pasi vetë shqipja pati evolucionin e saj dhe është shumë larg shqipes arkaike me të cilën flisnin edhe vetë ilirët apo sivëllezërit e tyre që emigruan në Perëndim.
Albert Dymont, shkruan për shqiptarët se: "… nuk ka në Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi klasike nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan… Populli që ka qënë i panjohur, i ruan imazhin më të plotë të asaj se çfarë kanë qënë të parët e racës greke e latine dhe ata do të meritojnë gjithmonë vëmendjen e historianit, ata do të mbeten si dëshmitari i gjallë i një të kaluare për të cilën besohet se është zhdukur" Pra me një fjalë të gjitha gjuhët etnike evropiane, janë nga substrakti i përbashkët pellazgo-ilir apo dhe jafetik sipas biblës. Padyshim që shqiptarët sot ruajnë pjesën më të madhe të gjuhës që ka folur Jafeti i biri i Nohut dhe që mbahet si babai i racës së bardhë."
Shënim: Dy fjalë për autoren. Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane" është libri i dytë i autores. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne

1 comment:

  1. Linku i ri per shkarkim: http://scbks.blogspot.com/2012/08/albanet-me-fame-ne-mijevjecare-elena.html

    ReplyDelete