Thursday, April 21, 2011

Strategjit e Marketingut

Download Book  1.86MB
Termin marketing çdo herë e më shumë e hasim në jetën e përditëshme
duke filluar nga mediumet për komunikim me opinionin, tubimet dhe bisedimet e profilit
afarist, në fjalimet e ndryshme e deri te bisedat shoqërore të njerëzve të zakonshëm.
Shpeshëherë, termi marketing edhe nuk ka përdorim adekuat në komunikimin e
zakonshëm ashtu që krijohen keqkuptime dhe konfuzione terminologjike që nënkuptojnë
vetëm ndonjë dimenzion të marketingut të vëretë.
Nëse në një mjedis shoqëror pyesim ndonjërin se ç’është marketingu dhe
çfarë kupton ai me marketing, kryesisht mund të merret përgjigje se me marketing
nënkuptohet shitja apo publiciteti. Përgjigjëja e këtillë realisht përmban diçka afër të
vërtetës, por është e pamjaftueshme, nga se në realitet marketingu është kuptim shumë
më dimenzional se sa vet shitja apo publiciteti.
Në jetën e përditëshme, nga arsyeja e mosnjohjes të esencës të
marketingut, ndeshemi me raste të shumta të keqpërdorimit dhe kuptimit të pavend të
fjalës marketing. Shumë herë për emërtimin e departamentit të shpalljeve apo reklamave
afariste, vend e pa vend përdoret fjala departamenti i marketingut, rubrika e shpalljeve në
gazeta emërtohet si rubrikë e marketingut, radio-televizionet pandërprerë emitojnë kinse
prezantime marketingu etj. Aq më tepër, fakte të shumta të keqpërdorimit dhe
keqkuptimit të termit marketing hasim edhe në lëminë e politikës, kur personaliteti politik
denoncohet nga rivalët politik se duke u marrë me akuza, intriga dhe gënjeshtra po i
përdorë ato për marketingun politik.
Megjithatë, ecja e njeriut tonë me kohën, ngadal por gjithësesi, është në
rrugë të eliminimit të kuptimit të mjegulluar të termit marketing, ashtu që tani jo vetëm
afaristët por edhe njerëzit e rëndomt po i tejkalojnë keqkuptimet se marketingu është
kurgjë më tepër se shpallje apo reklamë tregtare. Çdo herë e më shumë tani njeriu ka
zgjuar në ndërgjegjen e tij nevojën për kuptim dhe njohje të drejtë të fjalës marketing.
Fjala marketing rrjedhë nga fjala angleze ”market” që do të thotë treg e të
cilës duke ia shtuar prapashtesën në anglishte “ing” jipet termi marketing. Edhe në
linguistikën shqipe, por edhe në gjuhët e vendeve tjera, deri më tani, nuk ka mund tëbëhet ndonjë përkthim adekuat i fjalës marketing, për çka në mbarë botën është
përvetësuar përgjithësisht për përdorim termi anglez marketing.
Nga fakti se marketingu është tejet i ndërlikuar, si termin, përdoret në
aspekte të nduarduarshme. Për marketingun në literaturën dhe praktikën bashkëkohore
ekzistojnë shumë përkufizime. Nga vet natyra shumë e ndërlikuar e marketingut, secila
përpjekje për definim të termit të marketingut vetëm pjesërisht mund të kuptohet si e
suksesshme dhe e plotë. Në të vërtetë, është e pamundur, që vetëm me disa fjali të
përkufizohet e përmblidhet krejt ajo që ka të bëjë me marketingun si proces dhe rolet e
tij.

No comments:

Post a Comment