Shkarko Librin 0.5MB
Ka shumë libra të cilat merren me këtë çështje - nga pikëpamja pozitive dhe negative, por kurrë nga ajo neutrale, bile edhe kur kanë pretendime të tilla - dhe padyshim do të ketë edhe të tjera. Mirëpo tash, kur njëri prej intelektualëve prijëtarë të Francës i jep kontribut të vlefshëm ndriçimit të kësaj çështjeje, është e drejtë që libri i tij të bëhet i kuptueshëm në gjuhën angleze.
Roger Garaudy nuk i mbështetet neutralitetit. Ai, në të vërtetë, beson se shtetësia e Izraelit - e drejta e tij e dëgjuar për të qenë, të cilën arabët palestinezë është dashur ta pranojnë - bazohet në mashtrimin famoz. Ai thotë: „Izraeli nuk posedon legjitimitet - as historik, as biblik, as juridik - në pikëpamje të hapësirës ku është themeluar”. Për të sionizmi politik, i cili ka lindur me mund të madh para një shekulli me paraqitjen e Theodor Herzlit dhe librit të tij Der Judenstaat (shteti hebraik), nuk është vetëm shtrembërim i të vërtetës por edhe tradhëti e sionizmit fetar dhe profetësisë së vërtetë shpirtërore hebraike, të cilën Garaudy e çmon. Qoftë e turpshme ose e sinqertë, mirëpo përherë e pamëshirshme, ithtarët e Herzlit e kanë shfrytëzuar atë që Garaudy e quan „mit historik” dhe „pretekst biblik” për ta okupuar Palestinën dhe për ta dëbuar popullin e saj.
Më kujtohet se një herë e kam pyetur një shkencëtar dhe diplomat të famshëm izraelit në çka, sipas mendimit të tij, bazohet diplomacia izraelite. Ai u përgjegj: „Shumë thjesht. Në Dhjatën e Vjetër”. Fakti se ai vetë, sikur Herzli, ka qenë ateist i bindur ose, të themi, të supozohet se diplomacia izraelite do të duhej të realizohet, për shembull, diku në mes hindusëve ose të pafeve, të cilët nuk kanë kurrfarë respekti të veçantë ndaj Dhjatës së Vjetër, nuk i ka lënë mbresë si vështirësi. Golda Meiri e ka zgjidhur tërë problemin kur, me shkathtësinë e saj të zakonshme, tha: „Kjo tokë ekziston si rezultat i premtimit të cilin na e ka dhënë vetë Zoti. Do të ishte qesharake të kërkohet pranim i legjitimitetit të saj”. Roger Garaudy nuk i pranon pohimet e këtilla. Ai argumenton se kemi të drejtë t’i shtrojmë vetes pyetje se a thua, vallë, vërtet kjo ka qenë dëshira e Zotit, pasi që urdhërat e tij na i ka përcjellë, shpesh herë në mënyrë jobindëse dhe kontradiktore, pikërisht populli i cili i jep të drejtë vetes të bëhet trashëgimtar i porosisë së Tij. Përveç kësaj, edhe krahas supozimit se Zoti me të vërtetë ka dhënë një premtim të tillë, Garaudy dyshon se ata të cilët e sundojnë sot Palestinën janë trashëgimtarët e vërtetë. Andaj i është kushtuar analizës, jo vetëm të „mitologjisë biblike”, por edhe të asaj që ai e quan „mitologji e të drejtave historike”.
Në këtë kuptim argumentet janë prezentuar edhe më parë, por, sipas mendimit tim, asnjëherë kaq bindshëm. Stili i shqyrtimit është polemizues dhe ndonjëherë i ashpër, por gjithmonë racional. Shqyrtimi te disa, me siguri, do të nxitë hidhërimin, por meriton përgjigje të urtë. Hiç hidhërim më të vogël nuk do të nxjerrë as pohimi se „sionizmi dhe antisemitizmi në njëfarë dore janë vëllezër bineq”. Do të ishte vështirë të mohohet ekzistimi i lidhjeve objektive midis tyre, sepse edhe sionizmi edhe antisemitizmi i kanë rrënjët në besimin se asimilimi i çifutëve në shoqëri joçifute është i padëshirueshëm dhe në fund të fundit i pamundshëm. Dyshimin në këtë lidhje lehtë do ta demantojë hyrja në ligjet naciste të Nirnbergut për racat prej 1935: „Sikur çifutët të kenë shtetin e vet i cili për pjesën dërmuese të popullit do të ishte atdheu i tyre, çështja hebraike qysh sot do të ishte zgjidhur, bile edhe për to vetë. Sionistët e flaktë aspak nuk i kundërshtojnë premisat themelore të ligjeve nirnbergiane, sepse e dinë se këta ligje janë zgjidhje e drejtë për popullin hebraik”....

No comments:
Post a Comment