Shkarko Librin 1.19MB
Studimi me temë “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX“ përfshin tërë hapësirën e trojeve shqiptare si dhe diasporën, duke kontribuar kështu në njohjen e botës islame shqiptare. Nga pikpamja kohore, studimi rrok shekullin e fundit. Por, për hir të vazhdimsisë e parapregatitjes së lexuesit bëhet një vështrim retrospektiv, por gjithmonë pa pretendimin që të bëjë objekt analize shekujt e mëparshëm.
Punimi është një përpjekje e angazhim shumëvjeçar intensiv hulumtimesh jo vetëm në arkivat dhe bibliotekat e Republikës së Shqipërisë, por dhe në ato të medreseve të Prishtinës e të Gjakovës, në Republikën e Kosovës, si dhe në bibliotekën “Is’hak Beu” të medresesë së Shkupit dhe atë të Bashkësisë Islame të Podgoricës në Republiken e Malit të Zi. Me anë lidhjesh të ndryshme, janë shfrytëzuar edhe botimet e bëra nga qendra Islame Shqiptare e Miçiganit, si dhe të New Jerseyt e të New Yorkut të SHBA-së.
Që ky studim te bëhej sa më i plotë, është mbajtur lidhje edhe me qendra të tjera të diasporës shqiptare, si ato të Torontos (Kanada), të Brukselit (Belgjikë) etj., që kanë bërë botime të konsiderueshme, ndonse jo të plota për temën që shtjellohet në punimin tonë. Po ashtu, janë pasur parasysh edhe botime të tjera në gjuhën shqipe të vendeve të ndryshme të Lindjes.
Bibliografia për këtë temë është përgjithsisht e pasur. Ajo përfshin libra, monografi, përmbledhje studimesh etj., të cilat kanë trajtuar krahas të tjerash, edhe çështje apo aspekte të kulturës islame në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti. Në këtë kuadër do të përmendim materialet e studjuesve si: të Dr. Muhamet Pirrakut, Dr. Haki Kasumit, Dr. Jashar Rexhepagiqit etj., të teologëve dhe hulumtuesve si: Hfz. Ibrahim Dalliu, Hfz. Ali Korça, Baba Ali Tomorri, Ilo Mitkë Qafzezi, Haki Sharofi, Sherif Ahmeti, Vehbi Ismaili, Vexhi Demiraj etj. Njëkohësisht ka edhe autorë të huaj që kanë prekur problemin fetar islam në trevat shqiptare, siq janë: Dr. Branko Babiq, Bozhina Ivanoviq, Roberto Maroco dela Roka, Edwin E. Jacques etj.
Por me përjashtim të ndonjë kumtese të mbajtur në ndonjë tubim të studjuesve shqiptarë apo ndërkombëtar, dhe të ndonjë artikulli botuar në ndonjë revistë, deri me sot nuk ekziston ndonjë punim apo monografi e plotë që të ketë bërë objekt të drejtpërdrejtë kulturën islame te shqiptarët. Përveç kësaj, trajtesat e mësipërme, pa mohuar kontributin e tyre (sidomos të Dr. Haki Kasumit[1]), kanë një sërë mangësish të karakterit njohës e metodologjik, por që nuk janë të pakta edhe ato që kan ndikim të njëanshëm ose pragmatik. Kjo e fundit më tepër reflekton tek autorët e huaj. Edhe në Republikën e Shqipërisë për gjatë sistemit socialist totalitar, ka pasur disa botime kushtuar fesë në
përgjithësi dhe asaj islame në veçanti. Ndër të tjera po të përmendim: “Ateizmi shkencor”, botim i Universitetit të Tiranës, (1986), “Akuzojnë fenë”, botim i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, “Ç’është feja”, “Populli mposht fenë” etj, por të gjitha këto punime i përshkon në bosht - denigrimi i fesë, mohimi i kulturës fetare, madje paraqitja e saj si antikulturë, që “ka pasur për mision të lejë në errësirë e padije popullin, të përligjë sundimin e klasave të pasura”[1]etj.
Edhe ndonjë botim me pretendime studimore, si artikulli “Lufta frontale kundër fesë në vitet 60”[2] i cili ndonse sjell një informim të pasur faktik e jep tabllo historike përgjithësisht realiste, nuk u ka shpëtuar politizimeve e defekteve të tjera të kohës.
Në hartimin e studimit tonë jemi nisur nga grumbullimi, përzgjedhja, klasifikimi dhe sistemimi i materialit faktik, materjal ky i vjelur nga fondet arkivore dhe bibliotekare si brenda, ashtu dhe jashtë territorit shqiptar
No comments:
Post a Comment