Download Book 1.33MB
Libri Lufta e Dulces eshte i nje natyre shume te vecante. E para nuk eshte aspak nje liber artistik dhe e dyta eshte nje raport i detajuar i hartuar nga nje person qe vetquhet Branton dhe qe flet per UFO-t, Alienet, Rrembimet, Shoqerite Sekrete, Illuminati, Bazat e Nendheshme etj.
Perpara se te filloni ta lexoni dua tju kujtoj te keni parasysh qe materialet qe gjenden ne kete liberth jane te nje natyre shume te vecante dhe shume te avancuara per dike qe ska njohuri fare nga ufologjia apo ka disa njohuri minimale. Faktet dhe analizat e bera jane shume shqetesuese dhe personat qe e konsiderojne veten me nje nivel sensibiliteti te larte do te ishte mire ta shmangin leximin e ketij libri.Kur them qe materialet e ketij libri jane te avancuara kam parasysh ate qe shume tematika trajtohen ne thelb dhe terminologjia apo emrat e perdorur nuk kane asnje shpjegim. Kjo per arsyen sepse ky liber eshte botuar fillimisht per nje audience qe eshte shume familjare me ufologjine, pra Ufologet dhe me pas u vendos te botohej per publikun e gjere.
Per shume dekada me rradhe kerkuesit e “fenomeneve paranormale” i jane kushtuar me devotshmeri dhe
dedikim fushave te specializuara dhe hetimit te “shkencave ekstreme”. Disa nga keto fusha te cilat kanedale ne drite rastesisht gjate hetimit te fenomenve paranormale perfshijine:
Fenomenet ajrore dhe ufo-t, hetimet ne fushen e psiqikes dhe ne ate te psikotronikes, gjymtimin e
bagetive dhe kafsheve te ndryshme, vampirizmit, Njerezve me te zeza (Man In Black), konspiracive dhe
vrasjeve, Shoqerive Sekrete, Anomalive te Nentokes, Mekanika Kuantike, legjendave dhe miteve,
Civilizimeve te Lashta, “Mothman” dhe anomalive te tjera, Biogjenetika dhe Klonimi, Kibernetika dhe
Inteligjenca Artificiale, Rrembimet, Humbja ne Kohe, Hipnoterapia dhe Kontrolli I Mendjes, Personat e
Humbur… dhe shume te tjera qe padyshim nuk i kam permendur ketu.
Ne vitin 1950 eksperte ne disa nga keto fusha hetimi filluan te degjonin te dhenat e par ate turbullta qe
“dicka” po ndodhte ne pjesen jugperendimore te Amerikes, afer “kater qosheve” sic quhet kjo pjese e
USA. Te dhenet e para ishin te shkurtra, te turbullta dhe konfuze por megjithate zgjuan nje interes te
madh i cili u pasqyrua me hetimin e metejshem ne vitet qe do te vijonin.
Fillimisht studiuesit e ketyre fenomenve ekstreme qe i perkesinin rajonit ne fjale filluan te ngrinin pyetje
te ndryshme, shpesh pa pergjigje por qe me kalimin e kohes ben ate qe lokalizuan me saktesi vendin se
nga vinte enigma, nje zone e humbur, nje qytet pothuajse i shkrete i humbur ne nje zone te thelle ne
veriperendim te New Mexico.
Ne fund te viteve 1970 dhe ne fillim te viteve 1980 misteri dhe ne te njejten kohe interesi per te filloi te
rritej gjithmone e me shume sidomos mbas disa te dhenava qe dicka shume e temerrshme po ndodhte
afer qytetit te vogel te Dulces, New Mexico. Fenomenet e ndryshme (ato te permendura me siper) dukej
sikur shkriheshin dhe koaguloheshin te gjitha bashke ne nje skenar te gjere enigmatik dhe shume te
cuditshem perreth qytetit te vogel te New Mexicos. Kerkuesit filluan te analizonin dhe kategorizonin
cdo gje me imtesi, krahasonin me fenomene te ngjashem ne zona te tjera deri sa arriten ne perfundimin
qe shume prej ketyre fenomenve me sa dukej ndodhnin ne pjesen jugperendimore te Amerikes, skema
tregonte per nje koncentrim te madh te pamjes se UFO-ve ne pjesen veriperendimore te New Mexico
dhe epiqendra e fenomenit te gjymtimit te bagetive perseri ne pjesen veriperendimore te New Mexico.
Eksperte te tjere te fushave te ndryshme paranormale filluan te gjejne te dhena te ndryshme qe
nderthureshin me njera tjetren. Kerkues ne fushat e Konspiracise, Shoqerive Sekrete, Anomalive te
Nentokes, Legjendave dhe Mitologjise, Civilizimeve te Lashta, Burimeve te Energjise, Anomalive Gjeo-
Magnetike, Biogjenetikes, Rrembimeve dhe Humbjes se Kohes, Humbjes se Personave, dhe hetues te
specialiteteve te tjera filluan te perqendrojne vemendjen e tyre drejt ketij qyteti te vogel te shkrete. Ky
perqendrim i pazakonte i fenomenve kishte nje instesitet akoma me te madh ne nje zone te caktuar dhe
interesi dhe hetimi per te u be akoma dhe me i madh.
Qe nga ky moment u duk sikur nje sekret i shenjte filloi te dilte ne drite, sikur nje re e erret e lashte filloi
te shperbehej dhe te ndricohej nga drita e mendjes njerezore, sikur shpirterat e humbur dhe te munduar
filluan te zgjoheshin.
Duke ndjere qe dicka e gabuar dhe asapak natyrale po ndodhte aty, dicka e lashte dhe djallezore, disa
nga keta shpirtra guximtare te cilet me deshire apo thjesht rastesisht u ndodhen ne vijen e pare te betejes
duke u ndeshur me forca antike te cilat ishin mese te vendosura te ruanin veten e tyre nga ekspozimi,
filluan kalvarin madheshtor te zbulimit te se vertetes, shpesh te vetmuar kunder kesaj enigme, shpesh
duke humbur aftesite mendore madje edhe jetet e tyre. Ndersa keto shpirtra guximtar benin perpjekje
madheshtore ne kete lufte te pabarabarte psiqike per te mundur kete “mister te lig” (sipas nje shprehje
Biblike), ata derguan thirrje te dobeta per ndihme dhe per perforcime. Disa ju pergjigjen kesaj thirrjeje,
ndersa Bisha e Lashte dhe ne dukje e pamposhtur e cila ishte fshehur prej kohesh nen shkretetiren e
jugperendimit si nje dragua ne strofken e tij, filloi te vepronte pameshire dhe ne terror ndaj kerkuesve te
rinj.
Bukur, me ne fund dicka ne shqip edhe nga kjo fushe mjaft interesante...por nuk e di se cfare ka ndodhur me linkun qe te con ne nje faqe me permbajtje pornografike dhe krej tjeter nga vendi nga ku mund te shkarkohet ky liber. A ka mundesi ta shikoni pak kete . Mqe jeni "djersitur shume" ne perkthim te ketij libri jam kurioz ta lexoj ne shqip.
ReplyDeletehttp://uwatch.to/file/1266402574
Deleteky eshte linku qe keni postuar per shkarkimin e ketij libri. Ju lutem me serioze .....
kur do rregullohen linku per ket librin
ReplyDelete