Saturday, April 9, 2011

Mësojmë me të gjitha shqisat

Shkarko Librin 1.29MB
Libri „Mësojmë me të gjitha shqisat“ është përkthyer nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe me lejen e autorëve dhe të shtëpisë botuese përkatëse, kurse origjinali i tij është i shkruar dhe i botuar në gjuhën frënge.
Ky libër është përkthyer pasi që përkthyesit paraprakisht vetë e kanë ndjekur kursin e programimit neurolinguistik te dr. Gisela Perren-Klingler, e cila është edhe bashkautore e librit. Në fakt për ta kuptuar dhe zbatuar këtë metodë pune, ndjekja e një kursi të tillë është e dëshirueshme, por në të njëjtën kohë jo edhe e domosdoshme.
Shpresojmë se kurs të tillë në të ardhmen do ta organizojmë edhe në gjuhën shqipe, kurse leximi i këtij libri për të dytën herë do ta qartësonte edhe më shumë atë.
Ky tekst parqet një risi në literaturën shqipe në përgjithësi dhe në lëminë e psiko-neuro-fiziologjisë në veçanti, ndërkohë që në kulturat dhe gjuhët tjera është shkruar e punuar shumë në këtë drejtim.
Libri iu dedikohet psikiatërve për fëmijë, psikologëve, pedagogëve, edukatorëve dhe në veçanti arsimtarëve të shkollave shqipe dhe të interesuarve të tjerë në gjithë hapësirën etnike shqiptare (Shipëri, Kosovë, Vise shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e Greqi) dhe posaqërisht fëmijëve-nxënësve, që për një arsye ose një tjetër (sëmundjet e ndryshme, frika, trauma etj.), kanë pengesa qoftë në të mësuar, qoftë në krijimin e raporteve dhe sjelljeve optimale me rrethin (me nxënësit tjerë, me mësuesin ose mësuesen, me prindërit etj.).

No comments:

Post a Comment